Easy box (Albanian)

EASY-Box i ri Ideal Standard është lider në teknologjitë moderne për montime në mur për çdo lloj instalimi.

Ideal Standard përsosi teknologjinë e saj për montime në mur në bashkëpunim me një grup ekspertësh*. Moduli i ri EASY-Box për montim në mur është më i përsosuri, atij nuk i mungon asgjë. Falë konceptit të ri për montim të shpejtë FAST- FIX, instalimi është jashtëzakonisht I thjeshtë dhe i shpejtë. Sistemi DICHT- FIX i papërshkueshëm nga uji siguron një mbrojtje të trefishtë kundër hyrjes së ujit nga brenda dhe jashtë, duke garantuar izolim të plotë ndaj lagështirës. Ju mund të zgjidhni midis një mikseri uji tradicional me rubinet me një levë ose atij me termostat. Gjithashtu ekziston një version mbrojtës për moskthimin e ujit tek vaskat, që jep

siguri në përputhje me DIN EN 1717 (mbrojtje e sistemeve të ujit të pijshëm nga ndotjet)**. Është në përputhje me standardin DIN 4109 (izolim nga zhurmat tek ndërtesat shumëkatëshe), kategoria I për kontrollin e zhurmës.

Plotëson normat dhe standardet e mëposhtme: -DIN 4109 izolimin e ndërtesave shumëkatëshe nga zhurmat, kategoria I për kontrollin e zhurmës -DIN 1988 pajtueshmëri e sistemeve hidraulike -Mbrojtja e mureve me tulla nga lagështia -DIN EN 1717 për versionet me valvul kontrolli**

* Ideal Standard falenderon të gjithë pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë aktive në përpunimin e EASY-Box, profesionalistë dhe ekspertë. ** Vetëm në kombinim me konektorë të Ideal Standard

Made with FlippingBook HTML5